Grida Duma, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ka lënë pas fushën e politikës duke u përqëndruar tek pushimet.
Përmes profilit të saj në Instagram, Duma ka publikuar një foto ku shihet buzë detit, mjaft joshëse me kostum zhytjeje. E konsideruar si një nga femrat më të bukura të politikës shqiptare, Grida shkruan krah fotos se noti është zgjedhja e parë për të.
Ajo shihet që ka veshur kostumin e zhytjes, dhe si një njeri i rritur pranë detit, nuk ka zgjidhje tjetër.
“‘Zgjimi’ nga rutina e “përtacisë” fizike, që sjell edhe mpakje mendore, është dhuratë për veten! Deti, noti dhe zhytja janë zgjedhja ime e parë, e kjo vjen si gati refleks i njeriut që rritet me detin e nuk di dot ndryshe,”– shkruan në Instagram Duma.





