Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma pasi ka votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri në PD, në një prononcim për gazetën Shekulli ka folur në lidhje me garën dhe kritikët e Lulzim Bashës.
Pyetjes se si do të jetë PD pas garës, Duma i është përgjigjur se nuk ka asnjë dyshim që PD do të dalë më e fortë nga gara, duhet të impenjohemi thotë ajo, që të bëjmë një opozitë për vendin, pasi tani ka nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për një të tillë.
E ndërsa për kritikët e Bashës, Grida Duma flet shumë pak, duke thënë se ata kanë marrë vendimet e tyre me të drejtën dhe vullnetin e vetë.
Si e parashikoni Partinë Demokratike pas garës?
“Nuk ka asnjë dyshim, që PD do të dalë më e fortë nga kjo garë. Gjithçka që është lëvizje dhe gjithçka që vjen si pasojë edhe te mendimit ndryshe i ka shërbyer garës për të konfirmuar që nuk ka garë më të mirë se sa kur vjen nga hererogjeniteti dhe nga të gjitha llojet e mendimeve. Politika nuk është parashikim, është impenjim. Për rrjedhoje unë them që përpjekja dhe impenjim i joni, i të gjithëve, tashme që e kemi për detyrë për një opozitë për vendin, shumë herë më tepër se sa ndonjëherë që ka qenë e domosdoshme opozita.”
Çfarë mendimi keni për kritikët e Bashës?
“Mendoj se secili është u vullnetshëm dhe për aq vite sa kanë eksperiencë në politikë kanë marrë vendimet e tyre me të drejtën dhe vullnetin e vetë”.





