14 qershor 2015 – Kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka një projekt për ish-Kënetën. Sipas saj, në këtë zonë të mbipopulluar pas viteve ’90 do të ketë një unison ndërtimesh. ““Legalizimi nuk mjafton të themi që ta lemë siç është gjendja reale. Unë mendoj që nëse zona sot ka një godinë 3 apo 4 kate dhe nëse ka mbi 50 % godina të kësaj lartësie, edhe ai që e ka shtëpinë 2 katëshe, me perspektivën e zonës që do miratohet deri në 4 kate, unë mendoj që duhet dhënë leja për 4 kate dhe kur të vijë radha le ta bëjë 4 kate, por e dimë që këtij procesi nuk do i kthehemi më dhe biem rehat njëherë e mirë”. Ajo premtoi se PD nuk parashikon shembje, por vetëm axhustim.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”