Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, në një deklaratë për mediat nga Thumana akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur për propagandën e tij, historinë e familjes Cakoni në Thumanë që humbi vajzën dhe kryefamiljarin në tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Duma me një mesazh video në bardh e zi tregoi të gjithë rastet kur kryeministri ka përdorur Manjola dhe Alesio Cakonin, duke iu premtuar ndihmë dhe shtëpi nga shteti.

“Madje djalin 11 vjeçar e dërgoi deri në Itali për një foto me Cristiano Ronaldon. Por pas kësaj, asgjë.” u shpreh Duma, ndërsa theksoi se pas fotos, nuk ka as ndihmë dhe as shtëpi.