Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka organizuar një ceremoni, në përkujtim të ditës së 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Pjesë e kësaj ceremonie ka qenë dhe deputetja e PD, Grida Duma, e cila ka postuar një foto ku shihet krah ambasadores Kim dhe aktores së humorit Delinda Disha.

“Shijova mbrëmjen më shumë me artistë e aktivistë të shoqërisë civile, sepse kjo është vlerë e shtuar.

E ndërsa bisedoja për hapësirat e vogla që ka arti, u shkrep një foto me Ambasadoren Kim, e cila i tha Delinda Dishës të njëjtat vlerësime me buzëqeshje që po ashtu i kam thënë unë më parë,  për mënyrën si na sjell e imiton në profilet e saj të show-t.

Një mbrëmje e organizuar në atmosferën e shkëlqyer të festës dhe përkujtimit të vlerave perëndimore dhe lidhjeve jetike të Shqipërisë me SHBA-në”, shkruan Duma.