12korrik 2015 – Tre javë pas humbjes në zgjedhjet vendore kandidatja e opozitës, Grida Duma është rikthyer në Durrës, për të ndjekur si artdashëse një koncert instrumental në muzeun arkeologjik të qytetit.
Politikania 38-vjeçare në fëmijërinë dhe rininë e saj të hershme ka marrë një edukim muzikor si violiniste në shkollën artistike të Durrësit. Megjithëse mbërriti me vonesë në koncert dhe humbi një nga kohët e veprës së Prokofievit, humbësja Duma ka dëshmuar më shumë afërsi me artin se sa kryebashkiaku aktual, që njihet për mungesat e tij të shumta në shfaqjet artistike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





