E ftuar mbrëmjen e sotme te emisioni “Xing me Ermalin”, ish-deputetja Grida Duma rrëfeu një moment nga fushata elektorale kur kandidonte për t’u bërë kryebashkiake e Durrësit.

“A e mban mend Ermal kur dolëm të dy në Durrës gjatë fushatës dhe t’i më shoqëroje? Unë mendova se do më vinin re mua, por sapo të panë ty të gjitha gocat t’u mblodhën përreth duke thënë: Ermali, Ermali. Unë u detyrova të dilja në fund”,– kujtoi Duma me humor.