Sali Berisha i ftuar në “WhyNot” në Rtv Ora me Roza Latin përkufizoi shkurt personazhe të ndryshme politike, pjesë e partisë së tij, por edhe kundërshtarë politikë dhe aleatë.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha?
Aksident e thashë.
Grida Duma
Po të kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit.Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri te ai që nuk e ka se ai që flet në atë mënyrë nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit dhe virtyteve. Por i dha përgjigjen e merituar. Grida i tha se aparatin tretës e ke në tru. Sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomali.
Ilir Meta
Trim.
Elisa Spiropali
Elisa vetësakrifica, sakrifikon veten për hiçin.
Taulant Balla
I ka mbiemrat e vetë ai, nuk ka nevojë. Bego, Sharra.
Belinda Balluku
Miss hedonizmi për të mos i thënë Miss bifteku.