7 qershor 2015 – Kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma përsëriti rivalin e saj, i cili po sot deklaroi se do të anulonte faturat e ujit kur nuk kishte furnizim. Duma ishte e pranishme në një takim me banorët e zonës së Plazhit, ku tha se faturat e familjeve që nuk kanë ujë do të zerohen. Ajo tha se projekti i Bankës Botërore do të jetë një zgjidhje për çështjen e ujit por prej një viti ai është mbajtur peng nga bashkia. “Brenda 6 muajve do të trefishohen prurjet e ujit të pijshëm për të arritur brenda mandatit 24 orë ujë. Të gjitha faturat e ujësjellësit do kalojnë në sitë dhe kush nuk ka pasur ujë do t’i zerohet fatura. Sepse nuk mund të lejohet që ju të mbani ujin në kurriz dhe nga ana tjetër t’u vijë fatura në fund të muajit. Nuk mund të ketë turizëm kur ju 24 orë ujin e keni me bote dhe atë e keni me mik”, tha Duma. Më herët, Dako ishte në zonën e Porto-Romano, duke premtuar të njëjtën gjë, atë të mospagesës së faturave për familjet që nuk kanë ujë.

 

Çfarë tha Dako:

http://www.durreslajm.com/politike/dako-b%C3%ABn-premtime-n%C3%AB-porto-romano-e-thot%C3%AB-jepjani-vot%C3%ABn-kujt-punon-m%C3%AB-mir%C3%AB

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”