5 maj 2014 – Lulzim Basha nuk mund të bëhet një Sali Berishë i dytë për kosovarët.

Kështu ka thënë Grida Duma, koordinatore për marrëdhënie me publikun në Partinë Demokratike.

Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, e ftuar nga Kushtrim Sadiku.

“Berisha ka pasur karizëm. Disa e lidhin me përkatësinë. Kjo lloj dashurie është karizëm. Berisha ka mbetur në memorien e njerëzve sepse ka qenë pjesë e proceseve më të rëndësishme kur dy vendet kanë rrokur njeri- tjetrin”, theksoi Duma.

“Absolutisht ai lloj entuziazmi mund të mos ekzistojë më. Unë mendoj se edhe koha i ka ikur liderit karizmatik dhe vetëm karizmatik. Nuk është tregues negativ nëse Lul Basha nuk arrin ta bëjë të njëjtën gjë”, konstatoi Grida Duma.

/gazeta “Tema”/