28 shtator 2014 – Grida Duma është një nga njerëzit që është katapultuar në majat e PD-së, që kur drejtimi i kësaj partie u mor nga Lulzim Basha.
Dhe, tashmë ajo ndihet një figurë e rëndësishme politike.
Këtë gjë Grida e pohon vetë në Facebook, ndërsa ka publikuar fjalimin e saj të mbajtur ditën e djeshme në Kuvendin e PD-së.
“Të nderuar miq dhe kolegë duke ju falenderuar thellësisht e sinqerisht, që më keni mbështetur dhe më mbështesni, gjatë gjithë rrugëtimit tim edhe si një figurë me vlerë politike, po ndaj me ju fjalën time në Kuvendin e Partisë Demokratike”, shkruan Grida, ndërsa ka postuar fjalimin e saj.
Grida duket se nuk e përmban dot fare modestinë. Edhe pse sipas Erla Mëhillit, pas Berishës, nuk ia vlen të dëgjohet asnjë fjalim tjetër.
As të një figure politike si Grida Duma!





