Grimi dhe modeli i njëjtë i flokëve i ka bërë në jo pak raste këngëtaret shqiptare të duken si binjake. Dyshja e fundit që po paraqesin ngjashmëri të madhe është Tayna-Anxhela Peristeri.
Trendi i ri i flokëve bjondë të lëshuar dhe grimit të lehtë ka bërë të duken njësoj. Në pozat e marra gjatë xhirimeve të klipeve muzikore, është e vështirë të bëhet dallimi mes njërës e tjetrës.
Për make up-in dhe flokët e Anxhela Peristerit është kujdesur shqiptarja Sageri, ndërsa për grimin dhe flokët e Taynës, dyshja e famshme nga Kosova, Sellma e Kaci.
Në imazhet që duken si dy pika uji, Anxhela është në xhirimet e klipit “Shpirt i bukur”, kurse Tayna në xhirimet e “Bye Bye”, klip që ka arritur tashmë miliona klikime në Youtube.





