Grimieri i famshëm shqiptar i cili kujdeset për imazhin e Kim Kardashian, Mario, vizitoi Shqipërinë si dhe mori pjesë në eventin madhështor “ODA”.
Event i cili bëri bashkë personazhe të njohur shqiptarë të fushave të ndryshme. Gjatë mbrëmjes Mario foli shqip dhe tregoi se nëna e tij ka folur gjithnjë shqip në shtëpi.
Në “Jo vetëm modë” Mario tregon se nuk i ka mësuar Kim Kardashianit të shajë në gjuhën tonë, pasi kur mërzitet me të e shan në shqip.
“E shaj kur mërzitem dhe nuk dua që ajo të dijë se çfarë i them”, tha grimieri.





