Falë magjisë së make up, grimeri James Charles është transformuar në këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Charles ka realizuar një video  në të cilën tregon procesin se si u transformua në këngëtaren me famë ndërkombëtare.

Ai filloi videon teksa shfaqet i veshur me ngjyrë të gjelbër, duke imituar stilin e Duas.

Në fund të videos, vet grimieri mbeti i “shokuar” pasi pa rezultatin e transformimit.