Pagosen me armë zjarri dy persona mbrëmjen e sotme në Kamëz. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal për fishekzjarret, në një lokal në qendër të Kamzës, ku janë qëlluar më armë zjarri shtetasit, Orges Mullai dhe Klevis Halili.

Të palgosurit u dërguan menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjeksore. Mjekët thonë se ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi janë qëlluar me 3 dhe 4  plumba secili. Mësohet se Klevis Halili ndodhet në spitalin e Traumës, ndërsa Orges Mullai u dërgua në një spital privat.

Sipas hetimeve paraprake, policia dyshon se autorët e ngjarjes janë shtetasit Alfred Ruçi dhe Amarildo Dushku, të cilët janë shpallur në kërkim. Dëshimitarët thonë se autorët u larguan në këmbë nga vend i ngjarjes, pas kryerjes së krimit.

Ekspertë të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të zbardhur ngjarjen.