Grinden për Ronaldon dhe Messin, sherri përfundon me vrasje
Debati Ronaldo-Messi shkakton një viktimë. Sipas Hindustan Times, 34-vjeçari Obinna Michael Durumchukwa, ka mbetur i vrarë nga miku dhe bashkëkombësi i tij, 22-vjeçari Nwabu Chukwuma në Mumbai, gjatë pasdites së ditëlindjes së këtij të fundit.
Raporti shpjegon se “Durumchukëa i ka gjuajtur me xham 22-vjeçarit” teksa debatonin mbi dy yjet e La Liga, por objekti nuk goditi shënjestrën dhe u përplas me murin. Chukwuma më pas mori një xham të thyer dhe e goditi në fyt duke e lënë pa jetë 34 vjeçarin. Vrasësi ishte duke argumentuar meritat e yllit portugez Cristiano Ronaldo, teksa Durumchukëa mbante anën e argjentinasit Lionel Messi.
Deklarata zyrtare e policisë: “Kemi arrestuar të akuzuarin për vrasje dhe po hetojmë nëse shkaku i vrasjes ishte një motiv banal.”