FUSHE-KRUJE, 21 shkurt 2013– Var veten 22 vjeçari pas një konflikti me familjarët e tij. Ngjarja tragjike është regjistruar në orët e pasdites në Fushë Krujë. 22 vjeçari Ramazan Keci është gjetur i varur pas banesës së tij dhe sipas policisë dyshohet se i riu ka ndërmarrë aktin ekstrem pas një konflikti në familje.
Policia që ka mbërritur në vendngjarje ka kryer veprimet e para hetimore dhe bën të ditur se pista e parë mbi të cilën po hetohet është ajo e vetvrasjes. Gjithsesi grupi hetimor nuk përjashton edhe pista të tjera. Efektivët e rendit po marrin në pyetje të afërmit e të riut Keci për të hedhur dritë mbi arsyet që mund ta kenë shtyrë të riun të ndërmarrë aktin ekstrem.





