SHBA, 10 korrik 2014 – Gjashtë persona, 4 prej të cilëve fëmijë janë vrarë me armë zjarri në një banesë, në kontenë Harris, në verilindje të Teksasit.
Policia ka bërë të ditur se edhe një grua mbeti e plagosur rëndë, por ishte në gjendje të identifikonte autorin, i cili pas rreth 3 orësh ndjekjeje nga polica u dorëzua.
Shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta, por dyshohet për probleme në familje, megjithëse ende nuk dihen marrëdhëniet e të pandehurit me viktimat. Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e autorit, por ka thënë se ai është një burrë rreth 30 vjeç.
Policia e ndoqi autorin e krimit për rreth 20 minuta dhe arriti ta bllokonte në një rrugë pa dalje. Në operacionin për kapjen e vrasësit u angazhuan më shumë se 50 policë.
Mosha e 6 personave të vrarë nga personi i armatosur varion nga 6 në 40 vjeç.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





