Një sherr mes dy të dashuruarve përfundoi në tragjedi. Alessandra Madonn 24 vjeçe nga Mugnano, Napoli pas një sherri më të dashurin ishte kapur pas derës së makinës, e cila drejtohej nga ky i fundit.

Siç raportojnë mediat italiane i dashuri kishte vendosur që ta linte vajzën e re dhe ishte larguar nga shtëpia pas sherrit. Alessandra e kishte ndjekur nga pas duke u kapur pas derës së makinës.

Ajo ishte zvarritur nga makina për metra të tëra gjersa ra pa ndjenja në tokë. 24-vjeçarja u transportua në spital nga vetë i fejuari, por pak më vonë ndërroi jetë.

Mamaja e 24-vjeçares pasi mori vesh lajmin e vdekjes së vajzës tentoi vetëvrasjen, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë i riu është ndaluar nga forcat e policisë dhe është lënë në arrest shtëpia. Siç raportojnë mediet italiane ai është i shokuar nga ndodhia e rëndë dhe vdekja tragjike e vajzës me të cilën ishte i lidhur.