KINE, 19 prill 2013 – Autoritetet sheëndetësore kineze lëshojnë alarmin lidhur me rrezikun që mund të shkaktojë në të ardhmen varianti i ri i gripit të shpendëve që po përhapet me shpejtësi në vendin aziatik. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se ka filluar një hetim ndërkombëtar mbi variantin e ri të gripit të shpendëve, H7N9, që i ka marrë jetën 17 personave në Kinë. Ndërkohë përveç vitimave 100 persona rezultojnë të infektuar, shumica e tyre pranë Shangait.
Deri tani, virusi mendohej se transmetohej nga shpendët tek njerëzit. Por zyrtarët thonë se rreth gjysma e të infektuarve duket se nuk kanë patur kontakt me shpendët, gjë që i ka shtyrë autoritetet të mendojnë se gripi tani ka pësuar mutacione dhe mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu.
Autoritetet kineze janë duke hetuar nëse ekspozimi afatgjatë, pa mjete mbrojtëse ndaj një personi të infektuar, si psh ndaj një anëtari familjeje, mund të shoqërohet me transmetimin nga një person tek tjetri.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah”/





