Zv. Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka bërë të ditur se ka një rast të ri të konfirmuar të gripit të shpendëve në Vlorë.
“Në 24 orët e fundit kemi një rast të ri të konfirmuar, kemi një rast të ri në qarkun Vlorë. Vazhdojmë fushatën sensibilizuese”, tha Gjeci
Megjithatë, sipas zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi, monitorimi është shtrirë në të gjithë territorin.
Ndërkohë që vijon asgjësimi i pulave të infektuara, Ministria e Bujqësisë thekson edhe njëherë se nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperatura më të larta se 70 gradë Celsius.