Zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci në një dalje për mediat tha se janë konfirmuar dy vatra të reja me grip shpendësh në vendin tonë, Fier, Divjakë dhe Devoll.

Gjeci se AKU ka kryer kontrolle në të gjithë vendin ndërsa shtoi se policia dhe pushteti vendor duhet të bashkëpunojnë në aksionin për ndalimin e shitjes së pulave në treg.

“Ka vazhduar monitorimi i situiatës në të gjithë vendin. AKU ka kryer kontrolle në të gjithë vendin. Policia e shtetit. Prefektët dhe kryetarët e bashkive janë në bashkëpunim për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit.

 Sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik nga vezët dhe mishi i blerë në vendet e cerifikuara dhe të gatuara me më shumë se 70 gradë. Në faqen tona gjeni informacionin e nevojshëm për qytetarët dhe fermerët”, deklaroi Gjeci.

“Këtu janë të përfshira shpendët e subjektit ku ka filluar procesi i eleminimit. Vatra e Divjakës dhe Devollit kanë shumë pak shpendë, kryesisht të oborreve. Shpendë të ngordhura nuk kemi në masë të madhe. Janë vetëm shpendët e oborreve”, tha ajo.