DURRËS, 11 nëntor 2014– Griselda Çika në moshën 15 vjecare së bashku me familjen erdhi nga Pogradeci në Itali në vitin 2005. Sot pas thuajse 9 vitesh Griselda u diplomua me maksimalen e mundshme të pikëve. Masterin e kreu po në Universitetin Insubria të Varezes, në disiplinën  GEEM ( Global Entrepreneurship Economics and Management) –Menaxhimi, Ekonomia dhe Sipërmarrja Globale.

Pas mbarimit të masterit në Varese, Griselda do jetë studentja e parë, që do të shkojë për të studiuar në Universitetin e Jenës në Gjermani në kuadrin e një marrëveshje për shkëmbimet shkencore midis Universitetit Insubria dhe atij të Jenës.

Pasioni për shkollën është tipar mbizotërues në familjen Çika. Motra dhe vëllai i Griseldës po ashtu janë student në të njëjtin universitet dhe duan të ndjekin shembullin e Griseldës d.m.th. të marrin maksimalen e mundshme të notave.

Krahas stereotipit të shqiptarit hajdut, drogaxhi, tutor prostitutash etj.etj. gjithnjë e më shumë në Itali, si në rastin e Griseldës po formohet edhe një opinion i ri për shqiptarët: “Albanesi brava gente- Shqiptarët njerëz për së mbari”.

/gj.th. agjencia e lajemve “Dyrrah”/