Forrest Fenn ka fshehur një thesar prej miliona dollarësh me shpresën që amerikanët do pëpiqen t'i gjejnë.
Tre vjet më parë, multimilioneri 82 vjecar groposi një arkë të mbushur me monedha ari, diamantë dhe smeraldë, me shpresën se kështu do të inkurajonte njerëzit të dilnin jashtë të eksploronin kështu do ishin më pak të përfshirë brënda kornizave të televizorit që i mbante të mbërthyer në shtëpi.
“ Nxirrini fëmijët tuaj, cojini të peshkojnë dhe largojini nga makineritë e vogla që po i mbajnë larg jetës normale” ka thënë 82 vjecari, i cili kur zbuloi se vuante nga kacneri vendosi te bente dicka të jashtëzakonshme.
Deri më tani Fenn ka marrë 75 mijë email-e , ku disa e falenderonin për shtysën që ju kishte dhënë për të dalë e për ta jetuar jetën dhe të tjerë që e pyesnin për ndonjë të dhënë për të gjetur thesarin e fshehur
Në një vjershë të quajtur ”The Thrill of Chase” 82 vjecari shpreh se në 9 prej rreshtave gjendet dhe zgjidhja për gjetjen e thesarit.





