Një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët e saj mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vaglat të Memaliajt.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte dëmtime në kokë dhe në trup.

Ekspertët pritet të përcaktojnë shkaqet e vdekjes, ndërsa uniformat blu do të marrin në pyetje familjarët për të mësuar se çfarë ka ndodhur.