Një australiane e moshës 28 vjeçare, Chloe McCardel, u hodh në det në Havana për të tentuar për të shkuar me not në Florida, pa asnjë mbrojtje kundër peshkaqenëve apo masë tjetër, një iniciativë e cila deri më tani nuk është kryer.
Ajo është gruaja e parë që tentoi të shkonte nga Kuba në Florida me not, pa asnjë mjet mbrojtës.
Chloe e përfundoi nismën e saj për afro 60 orë, por pa e kryer të gjithën për shkak se u pengua nga meduzat.
Bëhet fjalë për një not prej 170 kilometrash, të cilën McCardel vendosi të tentojë edhe për të inkurajuar donacionet e saj në studimin kundër kancerit si dhe për të favorizuar marrëdhëniet e mira mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.





