Sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta gruaja ka bërë për spital të shoqin.

58-vjeçarja Drane Deda ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj 61-vjeçar Llesh Deda.

Për pasojë ai ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 58-vjeçarja është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Ndërkohë mësohet se Drane Deda e goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj. Ajo ka me 61-vjeçarin plot 10 fëmijë dhe ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit në sy të tyre.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.