Shoqata “Gruaja e Kohës dhe Ekonomia”, kanë nderuar 10 prej grave personalitete në fusha të ndryshme, me rastin e festave të 7 e 8 marsit.   

Në sallën e Pallatit të Kulturës të tejmbushur me gra të suksesshme, është zhvilluar aktiviteti “Gruaja dhe suksesi” nën drejtimin e organizatores Myzejen Konduri.

Të pranishme në aktivitet ishin edhe ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj, së bashku me përfaqësuese të Këshillit Bashkiak e shoqërisë civile në Durrës.

10 gratë e nderuara në këtë aktivitet janë përzgjedhur nga fusha të ndryshme të shoqërisë për kontributin e çmuar që ato japin në zhvillimin e brezit të ri, duke filluar nga mësimëdhënia, në shkolla e universitete, biznes, politikë etj.

Diana Cukali, Flutura Sala doktore e shkencave, Flutura Hoxha nënkolonele, Anila Kokomani administratore e kantinës Kokomani,  Ardemida Çerçizi mësuese dhe administratore në arsimin bazë e të mesëm, drejtore e Shkollës Speciale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, Edlira Llazo pedagoge ekonomie, Zamira Mustafaraj inxhiniere, Ekaterina Zoto mjeke onkologe, Hekurane Koçi stiliste e veshjeve popullore Alma Bllaca stomatologe, janë zonjat e nderuara nga shoqata “Gruaja e Kohës dhe Ekonomia”.

Myzejen Konduri në rolin e organizatores u shpreh se ky aktivitet është bërë i mundur falë angazhimit të disa prej grave biznesmene të qytetit të Durrësit, të cilat janë angazhuar në kauzën e evidentimit dhe vlerësimit të gruas durrsake, midis tyre Shpresa Prodani, Eleni Babameto etj.

K.H.