Një 59-vjeçar në Shijak ka kërkuar mbrojten e Gjykatës së Durrësit pasi ish-bashkëshortja e tij e dhunon psikologjikisht.
Sipas njoftimit të policisë, ditën e djeshme është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin V.A, vjeç 59, banues në Shijak.
Kjo pasi shtetasja A.A, vjeç 58, banuese në Shijak, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, për "masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".





