Debati mes gazetarit investigativ Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Berisha ishte një nga më të nxehtët i këtyre ditëve në aktualitetin shqiptar.

Hoxha e akuzoi live Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit, për manipulimin e provave të 21 Janarit, për çështjen “Haklaj”, zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe rreth 150 vrasjeve të ndodhura në Tropojë.

Ndërsa Berisha u mbrojt duke akuzuar Hoxhën si bashkëpunëtor i Haklajve, një pjesë të mirë të vëmendjes mori edhe moderatorja e emisionit “Studio e Hapur”, Eni Vasili.

Është gruaja e Artan Hoxhës, Nevila Islami Hoxha, që ka reaguar për njëanshmërinë e Vasilit në këtë debat.

Teksa ka shpërndarë shkrimin e Mero Bazes kushtuar debatit Hoxha-Berisha nën titullin “Inferiorë përballë Berishës, të rreptë me kolegët “vrasës”, bashkëshortja e Artan Hoxhës si duket nuk ka opinion të mirë për gazetaren Vasili.

Si duket Nevila Islami Hoxha është nxitur nga një komentuese e cila shkruan:

Eni gati sa nuk ja … Berishës. Thuaj Tanit i kam nje dreke a darke borxh. He me ja lumsha dhëndrit!!!”

Gruaja e Hoxhës, Nevila e cila është po ashtu gazetare ia kthen:

Eni, ishte fiks në rolin e saj… t’fyçkës.”/JOQ.al