Bashkëshortja e presidentit të rrëzuar sirian është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke qenë se është diagnostikuar me leuçemi dhe për këtë arsye është e izoluar nga familja. 

Mjekët rusë e izoluan nga familja e saj, duke i dhënë asaj mundësi mbijetese 50/50, shkruan The Telegraph. 

Gruaja e Bashar al-Assad mbahet larg nga të tjerët për të parandaluar infeksionin dhe nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me askënd tjetër. Babai i saj, Fawaz Akhras, po kujdesej për vajzën e tij në Moskë. 

Presidenca e Sirisë në muajin maj të këtij viti njoftoi se Zonja e Parë e atëhershme ishte diagnostikuar me leukemi mieloide akute, pra një kancer agresiv i palcës së eshtrave dhe gjakut.