Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet rreth orës 14:10. Gazetarja Klodiana Lala thotë për “News 24” se referuar dëshmive të personave të pranishëm në vendngjarje, fillimisht autori është konflikuar me gruan, e më pas e ka qëlluar me armë.
Mësohet se autori është një 53-vjeçar Fadil Kasemi, i cili ka qëlluar mbi ish-gruan e tij, Fildes Hafizi.
Gruaja, me profesion gjyqtare e Republikës së Shqipërisë, në momentin e ngjarjes ndodhej në makinën e saj, të parkuar në zonën e “Xhamllikut”, përpara një salloni estetike.
Ish-burri i saj ka hipur në makinë, dhe pasi kanë debatuar ashpër, ai e ka qëlluar me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.





