Një shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali pasi kërcënonte gruan e tij.
Kjo e fundit u shpëtua në kohë nga efektivët tetorin e kaluar, pasi bashkëjetuesi e saj e dhunoi fizikisht.
E reja kishte vendosur që të falte partnerin e saj, me sigurinë se me ndërhyrjen e efektivëve, ai nuk do të ushtronte më dhunë mbi të.
Megjithatë në muajin dhjetor, vetëm disa muaj pas denoncimit të fundit, shqiptari, gjithashtu i paidentifikuar, ushtroi sërish dhunë mbi të.
Hetuesi i çështjes kishte vendosur një skuadër përgjimi vetëm për të monitoruar sjelljen e shqiptarit, e pikërisht në momentin që ai përsëriti dhunën, karabinierët ishin të gatshëm për të ndërhyrë.
Por kësaj here për të nuk kishte më falje. Këtë herë iu hapën dyert e burgut.





