9 tetor 2014– Për herë të dytë brenda këtij viti,trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, është mallkuar nga gratë e futbollistëve, pasi nuk i ka grumbulluar partnerët e tyre në skuadër. 

Pasi Anara Atanes, e dashura e Sami Nasri e fyente rëndë në Twitter: "Në djall Franca, në djall Deschamps", pasi përzgjedhësi e la Nasrin jashtë skuadrës së Botërorit në maj, 45-vjeçari është sulmuar edhe nga Noemie Jourdren, bashkëshortja e portierit të Montpellier, Geoffrey Jourdren. 
Ky mallkim vjen për faktin se trajneri nuk e përfshiu në skuadrën trekolorëshe për miqësoret e ardhshme kundër Portugalisë dhe Armenisë. 
Noemia si duket nuk e kapërdiu dot faktin që Deschamps e zëvendësoi portierin e tërhequr të St Etienne, Stephane Ruffier, me portierin e Rennes, Benoit Costil dhe jo bashkëshortin e saj. "Deschamps, shpresoj që të vdesësh nesër!", mallkonte ajo në faqen e saj në Facebook.