Javë më parë në Athinë u ekzekutua një ndër biznesmenët më të njohur në vend, njëkohësisht njeri i njohur i krimit, që kishte shtrirë aktiviteti e tij deri në Australi.
Vrasja e Janis Makris në Atika për 5 sekonda tronditi grekët dhe fillimisht u besua se vrasësit ishin shqiptarë. Mirëpo, pas hetimeve të zhvilluara nga policia greke, doli se vrasësi i dyshuar është një bullgar 31-vjeçar.
Mediat greke kanë intervistuar gruan e Makris, Victoria Caryda. Ajo tha se personat që kanë kryer vrasjen e bashkëshortit të saj janë plehra, ndërsa shtoi se fëmijët përditë kërkojnë babanë.
“Çfarë të them unë? Çfarë prisni që të them? Plehrat nuk duhet që të ekzistojnë në këtë tokë. Ata që bënë atë atentat janë plehra. Fëmijët në shtëpi kërkojnë përditë babanë e tyre, më thonë se ku është babai”, deklaroi e veja e Makris.
Vrasja e biznesmenit grek Janis Makris u publikua në mediat greke dhe më gjerë. Në videon e publikuar, shfaqet një person, i cili me armë në dorë ekzekuton Makrisin, menjëherë pasi ky i fundit del nga makina.
Dyshimet e para ishin për përplasje mes bandave rivale. Pas hetimeve, policia greke arrestoi një bullgar, të dyshuar për vrasjen.