Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar rreth tenderit që Ministria e Brendshme i ka dhënë bashkëshortes së Agim Kajmakut, ish- kryebashkiakut të Vorës i cili ndodhet në arrati dhe ka “arrest shtëpie” për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Në një postim në Facebook, Bardhi bën thirrje që tenderi kriminal të anulohet dhe akuzon Ramën që e mbron Kajmakun për të plaçkitur buxhetin e shtetit.
POSTIMI I PLOTË
Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.
Faktet janë të pakundërshtueshme:
1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.
Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.
Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!





