Gruaja e Tory Owen Paterson, ish-ministër në kabinetin e David Cameron, është gjetur e pajetë në një pyll afër shtëpisë së tyre në Shropshire.

Mediat e huaja shkruajnë sot se lajmi i rëndë për familjen është marrë vesh në ditën që deputeti konservator do të festonte 64-vjetorin e lindjes. Policia e West Mercia tha se shkaqet e vdekjes janë të pashpjegueshme. Ajo kishte jetë aktive dhe ishte e njohur si kryetarja e Aintree Racecourse dhe anëtare e bordit të Jockey Club. Ishte nënë e dy djemve dhe një vajze dhe kishte 40 vite e martuar.

“Është shumë e trishtë që unë duhet të ju informoj se gruaja ime, Roza, është gjetur e vdekur. Rose dhe unë u martuam dhe jetuam per 40 vjet të lumtur. Ajo ishte një grua, nënë dhe gjyshe e mrekullueshme dhe e kujdesshme. Vdekja e saj ka ardhur si një tronditje e tmerrshme për të gjithë ne”, ka thënë ai.