Jeta private e zyrtarëve të lartë politikë gjithmonë ka qenë interesante për publikun. Kush janë gratë e tyre, ku janë arsimuar, sa janë të suksseshëm, sa i përkrahin familjarët e tyre janë vetëm disa nga temat që shtjellohen.
Historia e njërit prej tyre është gruaja e parë e ish-presidentit serb Boris Tadic, e cila ka shkaktuar shumë vëmendje përtej kufijve të Serbisë.
Veselinka Zastavnikovic ishte një grua super-inteligjente, ambicioze, e bukur, tërheqëse, luftëtare e lirisë, revolucionare… Martesa e saj me Borisin zgjati 16 vite, dhe pas divorcit Veselinka i është dedikuar jetës shpirtërore. Ajo u bë një murgeshë dhe shërben në Patriarkanën e Pejës, me vendosshmëri të madhe kështu duke shmangur gazetarët nga Serbia dhe e tërë bota, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur të marrin ndonjë deklaratë nga ajo në lidhje me jetën e saj private.
Veselinka ka lindur në Osijek, dhe në studime në Beograd e ka njoftuar Borisin i cili ishte tre vite më i ri se ajo. Ajo ishte duke studiuar gazetarinë kurse Borisi psikologjinë. Përveç bukurisë dhe inteligjencës, ajo është dalluar edhe me qëndrimet e saj radikale dhe revolucionare, kështu që menjëherë hyri në udhëheqjen e lëvizjes studentore “Universiteti i kuq”, i cili ishte kundër qeverisë, transmeton gazeta “Metro”.
Nevenka Tadic, nëna e Borisit e kundërshtoi ashpër lidhjen e djalit të saj me Veselinkan sepse familja e saj nuk ishin me shkollim të lartë si ajo e Tadicit. Mirëpo çifti u martua përkundër gjithçkaje dhe jetuan në një dhomë të vogël me qira në Beograd. Borisi shiste gazeta në rrugë, kurse Veselinka shiste kukulla të bëra nga duart e saj. Pas diplomimit, Boris u punësua si profesor i psikologjisë në gjimnazin e parë në Beograd. Miqtë e tyre thonë se çifti kishte një martesë të lumtur.
Problemet në martesë dyshohet se u kanë ndodhur pas dallimeve në pikëpamjet politike, dhe pas fillimit të viteve të ‘90-të, kur Boris Tadic dhe babai i tij themeluan Partinë Demokratike. Gjithashtu edhe presioni i nënës së tij, Nevenkës, ndaj gruas së tij, për të lindur një trashegimtar ishte një problem tjetër që i shtyu çiftin të ndaheshin.
Pas ndarjes së tyre, Boris u martua me një inxhiniere të ndërtimtarisë me emrin Tanja me të cilën i ka dy bija, Masa dhe Vanja. Pas pesë viteve të ashtuquajtura “tundime”, në mes të tetorit të vitit 2007, Veselinka u bë një murgeshë me emrin shpirtëror Irina.
I pyetur për vendimin e gruas së parë, Tadic shkurtimisht u përgjigj: “Ajo zgjodhi rrugën e saj dhe unë e respektoj atë. Ata që e njohin mirë e dinë se ajo me dëshirë ka shkuar në manastir dhe i është kushtuar Perëndisë”.
Në vizitën e tij në manastirin e Pejës, Tadic nuk ishte takuar me ish-gruan e tij.