Gruaja e kryeministrit të Lesetos, Lipolelo Thabane në Afrikën e Jugut, është akuzuar se ka vrarë gruan e mëparshme të tij. Gruaja e parë e kryeministrit është qëlluar për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru, në vitin 2007.

Fillimisht u dyshua se ajo ishte qëlluar nga persona të panjohur, por faktet të reja të zbuluara sollën dyshime mbi bashkëshorten e re të kryeministrit. Pas urdhër-arrestit, 42-vjeçarja u arratis jashtë vendit, por u vetëdorëzua pas një marrëveshje mes avokatëve të saj dhe policisë.

Sipas mediave të huaja, Maesaiah Thabane është marrë në pyetje nga policia, por ende nuk dihen ende arsyet që e shtynë drejt këtij veprimi.