Dy shqiptarë janë arrestuar këtë shtunë nga policia italiane dhe po hetohen për vrasjen e një gruaje marokene, raportojnë mediet italiane.

46-vjeçarja marokene Kadjia Bencheikh është gjetur e masakruar copa-copa më 30 dhjetor në një ullishte në Veronese.

Me sa duket gruaja marokene kishte njohje me dy shqiptarët pasi edhe bashkëjetuesi i saj ishte shqiptar.

Karabinierët specifikojnë se hetimet e mëtejshme janë ende në proces, në pritje të seancës gjyqesore për të vlerësuar masën e arrestit.