4 qershor 2015 – Bashkëshortja e Demir Hoxhës, mësuesit pedofil që u arrestua dje, duket si personi më i tronditur nga abuzimi seksual për të cilin akuzohet i shoqi.
Gazeta “Shqip” shkruan se duke qarë ajo ka arritur të thotë vetëm pak fjalë, duke i bërë apel Demirit që të thotë të vërtetën.
“Nuk kam ç’të them! Nuk dal dot as jashtë në oborr. Më vjen turp nga ç’po dëgjoj! Nëse Demiri e ka bërë diçka të tillë, ta pranojë e të ma thotë në sy! Nëse e ka bërë, të dënohet sa e meriton dhe të më lërë të kujdesem vetë për fëmijët.
Nëse është i pastër dhe nuk ka gisht në gjithë këtë histori, duhet të zbardhet e vërteta sa më shpejt”, është shprehur ajo.
Ndërsa, dy djemtë e Demirit, Redjani, 26 vjeç dhe Oldjani 19 vjeç, me sy të përlotur duken të hutuar nga situata e krijuar.
“Të thuash që është e vërtetë apo dhe të duash ta mendosh në një moment, qoftë edhe për një person që nuk e njeh fare, mjaft që të dish moshën 62 vjeç, është jashtë çdo logjike. Unë nuk e besoj kurrë se im atë e ka bërë një gjë të tillë. Unë e njoh babanë tim dhe nuk e di pse duhej të stisej e gjitha kjo. Vetëm po ta dëgjoj nga goja e tij do ta besoj. Kërkojmë drejtësi, kërkojmë që kjo çështje të zbardhet sa më parë”, është shprehur Redjani.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/