9 maj 2015 – Gruaja e Michael Schumacher-it ka marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së saj, ndërsa ka vendosur që të shesë pronat. Duket se pritja ka qenë shumë e gjatë, ndaj ajo ka filluar që të administrojë pasurinë e bashkëshortit, i cili nuk ka asnjë progres.
E pyetur se pse ajo po shet pronat, është përgjigjur se Michael Schumacher nuk do të kthehet kurrë më në këtë jetë. Corinna Schumacher, ka nisur të shesë gjërat personale të të shoqit.
“E di që ai nuk do të kthehet kurrë më si më parë. Rehabilitimi nuk dha ndonjë rezultat”.
Revista gjermane “Bunte” citon pikërisht këto thënie të Corinna-s, ndërsa ka burime që pohojnë se rehabilitimi i Michael Schumacher ka dështuar, duke mos dhënë asnjë rezultat deri sot. Tashmë është gruaja e tij Corinna, ajo që administron të gjitha pasuritë e Michael Schumacher.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/