Krujë, 6 shtator 2014 –  Gruaja e personit të dyshuar për atësinë e foshnjës së porsalindur në Krujë, që u mbyt e u varros nga e ëma, hedh poshtë pretendimet e ngritura nga 29-vjeçarja Eriona Sirika pas arrestimit.

“Panorama” shkruan se Florinda Dika e beson bashkëshortin e saj, Flamurin, i cili ka deklaruar se nuk është babai i foshnjës dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me të arrestuarën.

Sipas Florindës, deklarimet e 29 vjeçares nuk janë të vërteta dhe për këtë arsye ajo kërkon zbardhjen e gjithë kësaj ngjarjeje.

Nëna e 5 fëmijëve tregon edhe marrëdhëniet miqësore që familja e saj ka pasur me familjen Sirika, marrëdhënie që janë ftohur prej dy vitesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/