Tabloja “Gruaja e ulur pranë dritares” e Pablo Picassos u shit sot 103,4 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar te Christie’s, në New York.
Tabloja me përmasa 1,46 metra me 1,14 metra, e pikturuar më 1932, u vlerësua 90 milionë dollarë dhe arriti në 103,4 kur u shtuan tarifat dhe komisionet, pas një beteje më shumë se 19 minutëshe midis koleksionistëve.
Vepra, e cila përfaqëson dashnoren dhe muzën e Picasso-s, Marie-Thérèse Walter, ka pothuajse dyfishuar sasinë e vlerësimit fillestar të siguruar nga Christie’s, domethënë 55 milion dollarë.
Shitja konfirmon gjallërinë e tregut të artit, i cili në të vërtetë nuk ka vuajtur nga pandemia edhe nëse është ngadalësuar nga pasiguria për gjendjen shëndetësore dhe ekonomike, por edhe statusin e veçantë të Pablo Picasso (1881-1973).
“Performanca e përgjithshme e mirë e ankandeve të së enjtes, e cila arriti në 481 milion dollarë, sinjalizon një kthim real në normalitet. Tregu i artit është përsëri në rrugën e duhur”, tha Bonnie Brennan, president i Christie’s America, në një konferencë shtypi në internet.





