Një grua është përshkruar si shumë fatlume pasi ka shpëtuar nga dallgët e forta të detit, ku u zhyt për të shpëtuar qenin e saj.
Shëtitësja e qenve ishte në Brighton, kur qeni i saj u përfshi nga valët e detit. Ajo nuk u mendua dy herë, por u fut në detin e tërbuar.
Dëshmitarët e kanë parë kur dallga e ka marrë me vete, për ta nxjerrë sërish në breg, duke realizuar kështu një mrekulli.
Gruaja më pas shihet duke u ndihmuar nga njerëzit, ndërsa qeni i bashkohet asaj, raporton BBC.
“Ishte një valë e stërmadhe që përfshiu gruan. Për fat të mirë, forca e ujit e shtyu atë në bregdet, përndryshe rezultati mund të kishte qenë krejt tjetër”,- tha një nga dëshmitarët në vendngjarje, i cili ka publikuar në profilin e tij në Facebook videon e episodit të frikshëm.





