Një grua në Kosovë, pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin, e ka goditur këtë të fundit me enë kuzhine.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport.





