Një grua në Belgjikë ka qëlluar dhunshëm me thike dy persona në qytetin Gent në veri të vendit.
Për ta ndaluar, autoritetet belge janë detyruar ta qëllojnë me armë duke mbetur kështu e plagosur.
Ndërkohë dy viktimat e sulmit u dërguan në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen shkaqet që çuan autoren drejt një akti ekstrem.
Kujtojmë që ditën e djeshme një sulm terrorist ka ndodhur në Londër, ku një person i armatosur me një thikë ka qëlluar dy kalimtarë, duke i lënë të plagosur.
Policia ka bërë të mundur ekzekutimin e agresorit, e ndërsa gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.





