Një grua ka humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.
Teksa udhëtonin në drejtim të Pogradecit, makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur rëndë tre personat që ndodheshin në makinë, të cilët u dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Por gruaja e aksidentuar nuk mundi t’i mbijetojnë plagëve të marra nga aksidenti, duke ndërruar jetë në spital.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





