Një shofer i guximshëm në qytetin Nunspeet, Holandë, nuk hezitoi që të sakrifikojë makinën e tij për të shpëtuar një grua, e cila kishte humbur vetëdijen brenda në një automjet.
Incidenti ndodhi në një autostradë në Nunspeet pasditen e së premtes, kur Henry Temmermans kuptoi se një makinë që i vinte pas, po bënte zigzage dhe në një moment doli nga rruga.
Shoferi ka arritur të shohë se një grua ishte pa ndjenja në makinë dhe ka vendosur të dalë para saj për t’i bllokuar rrugën.
Pa humbur kohë, ai i ka shkuar në ndihmë gruas, e cila më pas është dërguar në spital me pesë brinjë të thyera.





