SHBA, 28 gusht 2014 – Një nënë nga Missouri është përballur me një hajdut pasi ai i kishte vjedhur makinën. Gruaja e kishte lënë celularin në makinë, dhe për këtë arsye i ka shkruar hajdutit duke iu lutur që t’ia kthente. E deshpëruar nga ajo që i kishte ndodhur Megan Batten, nënë e pesë fëmijëve i ka shkuar mesazh hajdutit:
“Hej, ju sapo i keni vjedhur makinën e punës së një nënë beqare me pesë fëmijë. Ti po shkatërron jetën time”- ka shkruar ajo.
Çudia ka ndodhur kur burri ia ka kthyer makinën e saj. Në fillim hajduti ka shkëmbyer mesazhe me gruan ku shkruante: “Ndihem shumë keq. Fëmijët e mi donin një vakt në tavolinë dhe këtë e bëri babai i tyre që ata të kishin ushqim. E di që është e gabuar, por ka qënë shumë e vështirë që kur humba punën.
Më pas ai i ka treguar gruas se ku ndodhej makina. Në shenjë humanizmi dhe pendese të hajdutit, nëna beqare Megan nuk ka bërë asnjë denoncim.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





